Aktualitet

Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: Puna nis brenda këtij viti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 21/07/21 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se së shpejti pritet vendimi i Qeverisë, i cili do i hapë rrugë ndërtimit të teatrit të ri kombëtar.






Gjatë një interviste për News 24, Veliaj tha se do të veprohet njëlloj si me shkollat, të cilat ndërtohen nga Bashkia e Tiranës, por administrohen më pas nga Ministria e Arsimit, ndërsa në rastin e Teatrit do të jetë Ministria e Kulturës.


Ne do kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit. Ashtu siç Bashkia e Tiranës bën për çdo shkollë me Ministrinë e Arsimit, do bëjmë diçka të ngjashme me Ministrinë e Kulturës. Bashkia ndërton, se ka specialitet ndërtimin fizik të ambienteve, kurse Ministria ka përmbajtjen, shfaqjet teatrore,” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Veliaj tregon investimet në Tiranë: 10 shkolla të reja hapen në shtator




Ai konfirmoi se ndërtimi i Teatrit do të nisë brenda pak muajsh.



Do marrë aq kohë sa zgjat procedura e garës, por brenda këtij viti patjetër,” tha kryetari i Bashkisë.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas