Teatri iku, tani të gëzojmë telenovelat

Iniada Salija

Pershendetje, unë quhem Iniada Salija dhe jam 16 vjeç. Gjithmonë e kam ëndërruar skenën dhe nuk kam menduar kurrë se çfarë fitimi monetar mund të marrësh.
Sot, do të flas nga kendveshtrimi i nje vajze që nuk deshiron t’ia dije për parti, as për Edi Ramen apo Ilir Meten.



Nuk dëshiroj aspak të komentoj se çfare po ndodh, nese eshte nje diktature apo diçka tjeter, unë sot dëshiroj të flas për atë që ndjej dhe mendoj. Dje u shemb një teater në te cilin mund te mungonin kushtet e duhura, por mos harroni që shumë artistë atje kane derdhur pasion, kane dhene nga shpirti i tyre, kane qarë, kanë qeshur.

Unë si një adoleshente, kam dëshirë të njoh vendin tim, të di nga vij dhe shumë gjëra të tjera. Aty nuk u shemb vetem një teatër i parestauruar, aty u shemben me mijëra vepra dhe artistë të cilët, e kishin si shtëpinë e tyre. Sot une po qaj per “Shqypnin e mjere” te Pashko Vases, per “Fushat e gjelbra me lule” të Naim Frasherit.

Mendoj se ne e bëmë atë që duhet të benim, teatri u “shkerrmoq” dhe tani të dashur njerez, mund të shkoni dhe të kendoni me shume krenari “Himnin e flamurit” me doren në zemër dhe koken lart. Unë kuptova se sa të pafuqishëm jemi, se njerezit me plot botë me nje shpirt te madh artisti mund te shkelen nga nje “pseudo artist” i cili mendon se mund të bëjë çdo gjë.

Sot e kuptova se kush janë artistet e vertete dhe uroj me gjithe zemër që ata, kur të ndertohet teatri i ri, të shkojne dhe të japin prapë nga vetja e tyre, sepse ne rinia e sotme pas shume vjetësh, nuk do ta shembim atë. Uroj që shfaqjet në atë teatër të ngrohte dhe të ri, tju shijojnë po aq sa ju shijonin në teatrin e vjeter.

Askush nga ne, nuk ishte kundër një teatri të ri, ne thjesht kerkonim që ta ruanim të vjetrin. Tani mund te shikojme telenovela ne televizor dhe filma në kinema, me besoni, janë shumë të bukura. Shumë perqafime nga unë për të gjithe! Së bashku për një Shqipëri të pastër dhe të ndershme!🥳💪


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252