Bota

‘Teatri Kombëtar’/ Italianë e shqiptarë protestojnë në Padova (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 31/05/20 |
mapo.al

Është zhvilluar një protestë në Padova në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur dy javë më parë nga Bashkia e Tiranës, e cila synon ndërtimin e një teatri të ri.


Protesta e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale është mbajtur para Pallatit Moroni në Padova dhe ka qenë paqësore. Oranizatorët qytetarë italianë dhe shqiptarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.


“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërrua një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezent dhe e ardhmja.


Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve.


“Një vend pa të kaluar pa memorie është një vend pa identitet”, thotë kronika e TV7. “Në bashkëpunim me miqtë shqiptarë, duke konsideruar faktin që Puglia është shumë afër Shqipërisë jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë”, tha President i Shoqatës Pulieze në Padova.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas