Kryesore

Teatri Kombëtar, reagon KE: Duhej dialog para prishjes





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:26 - 18/05/20 |
mapo.al

Komisioni Europian ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. KE thotë se duhej dialog para se të merrej vendimi final.


KE thekson se ka bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. “Teatri u shemb kur ne kërkuam dialog. Shprehim keqardhje që thirrja jonë nuk u dëgjua nga autoritetet.”, – thotë Komisioni Europian.


Gjithashtu KE thekson se u përdor forca gjatë protestës dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje.


“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen. Ne i kemi ndjekur të gjitha zhvillimet në terren dhe konstatojm se pati një përdorim force, iu kërkojmë të gjitha palëve që të vetëpërmbahen. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”, – thuhet mes të tjerave në deklaratën e KE-së.


 


Etiketa: , , ,

Pas