Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Teatri”, Lubonja: Njerëz me kurajo mund të ndryshojnë fatin e vendit

by mapo.al
02/07/2021
in Aktualitet, Sociale
0

Analisti Fatos Lubonja komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke pezulluar ndërtimin e Teatrit të Ri dhe shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në një lidhje me “Skype” për “News24”, Lubonja tha se ky është një lajm i mirë dhe që ngroh pak zemrat e shqiptarëve, që nuk kanë më besim në këtë vend.

“Një lajm i mirë është ky. Është një lajm që ngroh pak zemrat e ftohura të njerëzve, që s’kanë besim fare në atë vend. Duhet parë me rezerva, në kuptimin se është një betejë e fituar. Një koment i parë është se pak njerëz me kuraja mund të ndryshojnë fatet e shumë njerëzve në atë vend. Një koment i dytë është se Gjykata Kushtetuese dihet se nuk është e kontrolluar nga pushteti, nga partia shtet, por rezultati që ka dalë 5 me 2 flet edhe për një integritet të atyre gjyqtarëve që i kemi menduar se mund të jenë instrumente të partisë shtet. Pra, jep kurajo, besim te njerëzit, por gjithmonë mbetet frika se kjo është një qelizë e vogël rezistence, ndërkohë që përmbytja që po bën partia shtet në të gjitha institucionet për t’i kapur e kontrolluar vazhdon.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i lidhur me veprime antiligjore, që meritojnë ndëshkim nga ana e drejtësisë. Nuk jemi të sigurt sa këto hallka mund të funksionojnë, të vënë para përgjegjësisë ata që kanë tjetërsuar këtë pronë, të hetojnë pse është bërë ky tjetërsim, e me radhë, pasi ka shumë bishta prapa. Ne e dimë shumë mirë si u prish teatri. Mënyra si u prish teatri ishte një arrogancë, u bë në një kohë pandemie, kur nuk kishte Gjykatë Kushtetuese, pra u bë në një mënyrë që e shpërfill drejtësinë, sepse thotë që ‘drejtësia jam unë’. Por, nga ana tjetër, këtu hapet një problem për ta. A do të pranojnë strukturat e drejtësisë apo do të fillojnë të përdorin mjetet, që kanë përdorur, për t’i bërë presion, për ta injoruar e neglizhuar drejtësinë. Këtu mbetem skeptik. Por ky lajm tregon se mbetet shpresa, se drejtësia vazhdon të jetojë në ajër”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja foli dhe për akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, duke thënë se “është minimumi që mund të bëhet ndaj këtyre ambasadorëve, që kanë nëpërkëmbur dinjitetin e shqiptarëve, me mënyrën si janë sjellë“.

“Jo sikur vijnë këtu për të ndihmuar vendosjen e shtetit të së drejtës, por sikur janë bërë pjesë e një bande të partisë shtet. Është e pabesueshme. Soreca është një zhgënjim edhe më i madh se Vlahutin. Njeri që vjen edhe nga jugu i Italisë, ku e di shumë mirë se c’do të thotë një mafie që kap shtetin apo segmente të shtetit. Një njeri që i vijnë të dhënat që kjo mafia italiane flet e thotë se në Shqipëri jemi si në Kalabrinë e viteve 60, dhe ai bën sikur kjo gjë nuk ekziston. Është dyfish përgjegjës. Është e pabesueshme. Qëndrimi që kanë mbajtur ndaj prishjes së teatrit si simbolikë, si sjellje, si mënyrë qeverisje e ambasadorëve”.

LEXO EDHE:

Gjykata Kushtetuese pezullon ndërtimin e Teatrit të ri

Tags: Fatos LubonjaGjykata KushtetueseTeatri Kombetar

JU SUGJEROJME

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin
Aktualitet

Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin

20/05/2022
Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
Bota

Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë

20/05/2022
Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike
Bota

Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike

20/05/2022
Next Post
Teatri i Ri, reagon Veliaj: Kushtetuesja na dha të drejtë, tani të ecim përpara

Teatri i Ri, reagon Veliaj: Kushtetuesja na dha të drejtë, tani të ecim përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
  • Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin
  • Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
  • Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike
  • SHIFRA E DITËS/ BE refuzoi 18.600 shqiptarë për 2021-in, “kampione” Ukraina   



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In