Vijon edhe sot protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Këtë mbrëmje para godinës së Teatrit Kombëtar ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj. Ai i rikujtoi fjalimin kryeministrit Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013.
“I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të shkëlqyer me përjashtim “nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Pse na bie ne pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Po ta them edhe si të njohur. Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje topi ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë. Nuk varet nga gjatësia sa i zgjuar je…”, u shpreh aktori Mehdi Malkaj.