Aktualitet

Teatri ndan vëllezërit Shllaku, shkrimtari mbron godinën si tempull të shenjtë, aktori: Të shembet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:39 - 03/07/18 |
mapo.al

Debati për Teatrin Kombëtar ka ndarë në dysh jo vetëm politikën dhe artistët por edhe vëllezërit shkodranë Shllaku.


Bëhet fjalë për Primo dhe Bruno Shllakun, njëri shkrimtar dhe tjetri aktor, djemtë e regjisorit  dhe Artistit të Popullit Lec Shllaku, dhe nipa të përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku.


Sot në të njëjtën kohë, njëri deklarohej në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për shembjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, teksa tjetri para godinës së Teatrit mbështeste Aleancën për mbrojtjen e teatrit.


Absurdi shkon dhe më tej kur vëllai shkrimtar dhe jo aktor, pra Primo Shllaku rendiste arsyet se pse kjo trashëgimi kulturore duhet të mbrohet fort, duke e cilësuar si një tempull të shenjtë. Teksa vetë aktori Bruno Shllaku, mbështet nismën për shembjen e Teatrit.


Lexoni të dy qëndrimet e vëllezërve Shllaku për të kuptuar më shumë.

 

Primo Shllaku: Pjestarë të familjes time pa ndërprerje që në 1902 dhe deri në momentin që flas janë pjestarë të teatrove, marrin frymë në skenë.Teatri është tempull dhe tempujt janë të shenjtë, për mua ky vend është vend i shenjtë sepse është tempull.Padrejtësisht paskemni menduar sikur mbaroi koha kur shembeshin tempujt, sikur ajo histori mbaroi me ’67, ka prapë tundime për të prishur tempujt. Tempujt janë jo vetëm institucione por edhe ngrehina.Kudo në Europën Perëndimore, qytetet kanë kisha të mëdha dhe teatro të mëdha.Skulptura tek njëra dhe skulptura tek tjetra, piktura dhe afreske tek njëra, afreske tek tjetra. Koncepti europian mbi teatrin është tempull.Të vimë pak tek politika. Kur politika e përdor të gjithë fuqinë e saj kjo është shenjë e madhe e dobësisë së saj, shenja më e madhe e dobësisë është kur politika lëshohet me gjithë peshën e saj dhe bie në rënie të lirë. 

Para se të vija këtu u konsultova me një burrë që nuk e ka shokun ndër ne, me Volterin që thotë: Politika dhe shteti nuk duhet ta përdorë të gjithë pushtetin e vet, duhet ta lërë një pjesë të pushtetit pa e përdorë sepse ajo pjesë është fidanishtja e sytheve të proceseve të lirisë. Nëse politika do të mëshojë me gjithë peshën e saj prej balene mbi eshtrat tona njerëzore ajo do të vrasë jo vetëm ne dhe teatrin por do vrasë dhe sythat e lirisë, se liria është proces. Dhe asnjë vend, asnjë kohë, asnjë çast nuk ka tepër liri.Gjithmonë liria është me mungesë. Mënyra si argumentohet prishja e teatrit më kujton fatkeqësisht kohët e monizmit, ai sistem na bënte mirë me zor, na mbante të ndrydhur,  na vishte keq, na ushqente keq nga frika mos bëheshim obezë, na vriste në kufi se kishte frikë mos i binim në dorë kapitalizmit dhe na kthente në skllevër.Thoshte më mirë në varr këtu sesa të shkoni atje. Ideja me na bërë mirë me zor është e dyshimtë.

Me atë nuk pajtohem, por ka dhe shenja të tjera të një totalitarizmi.Dikush e konsideron shoqërinë shqiptare si shoqëri totale, në njërën anë shteti dhe në anën tjetër shoqëria dhe këto dyja nuk duhet të përplasen. Nëse qeveria e sotme ka idenë se ne jemi nostalgjikë për këtë teatër se ne jemi mësuar me këtë vjetërsinë dhe nuk veshim dot rroba të tjera le të hakmerret kundër nesh dhe të na lërë kështu derisa të ikin nostalgjikët. Nuk po ja heqim të drejtën të hakmerret se mbase kjo është thelbi i çështjes. 

Ky kompleks është organik, autentik dhe unik. Çdo gjë tjetër këtu i rrin si shalla gomarit. Këtu ka kaluar historia e Teatrit shqiptar.Ky teatër në ato kohë historike është zhvilluar nën hijen e kësaj Ministrie dhe në atë sheshin e madh kur kaloja ka një tension të madh, një vërshëllimë si ajo kur dëgjojmë kur futemi në kabinat e tensionit të lartë.Kur vinim në teatër ecnim mënjanë ka e kthyer kokën andej prandaj ndoshta nuk është rritur ky teatër se nuk e linte ajo me u rrit. Tani ajo ka punën e vet dhe ky teatër ka punën e vet. Jam i bindur se Tirana ka nevojë për një Teatër të ri, po të më pyesin mua ja gjej nja 20 vende që nuk jam tiranas.

Ndërkohë në Komision

Bruno Shllaku: Kam një dëshirë të vetme që tu tregoj disa njerëzve që thonë “Unë jam Teatri”, do t’u them se ku është Teatri i vërtetë. Ne që themi që ai teatër të ribëhet ne si përkiskemi Teatrit. Do ti themi ndokujt, unë djali i Dedë Shllakut, Artist i Popullit, shkrimtarit, poetit, interpretues i sa e sa roleve në teatër e kinematografi, themelues i Teatrit “Migjeni” dhe “Skampa”, themelues i estradës dhe teatrit të Ushtarit. Kujt i përkas unë?Cilit teatër mund ti përkas? E di që vetëm Teatrit të Shkodrës nuk i përkas sepse bën genocid ndaj njerëzve që bëjnë punën.Ç’është kjo punë që njerëzit, fatkeqësi e madhe, duan me çdo kusht të krijojnë lindje të vështira me operacione çezariane, pse?Nuk e kuptoj. Mbeta sot mbi 1 orë t’y prit rradhën me u fut në dyert e Tiranës, ku kujtu 2007 natën e Vitit të Ri në Nju Jork, katër orë me hy. 

Mu bë qejfi, thashë edhe këtu qenka kështu. Por jo këtu. Pse ndodhi gjithë ajo dallavahi? Për një mbikalim që u rrënua.Dhe ngelim ne që nuk na shoqëron policia me na hap rrugën, ne që duartrokitemi, djersijmë dhe ka ndonjë që i krijojnë dhe arreste kardiake gjëra të tilla. E kam shumë të vështirë të them këtë fjalën shembje, është fatalitet.Nuk jam për fjalën shembje. Unë jam për atë që thotë Shekspiri: Teatrin e bëjnë njerezit. 

Më jep thotë një çarçaf, edhe unë do të loz kryeveprën time.Ai teatër është jashtë çdo parametri.I nderuari dhe i madhi Kadri Roshi më thoshte: Bruno më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të Zotit.Se vë qeveria një dorë. Sot, nuk dua të përkëdhelem me askënd, unë jam ky që jam, jam artist.Nuk i përkas shifrave por emocioneve. Në atë godinë kanë kaluar kollozat e skenës por mos të harrojmë se edhe në stadiumin Wembley kanë kaluar Asat e botës në futboll, 1 miliard e 800 mijë spektatorë kanë kaluar dhe e shemben me e ribë të ri.

Dikush thotë: Nuk e shemben.

Bruno Shllaku: Flisni flisni se unë nuk i përkas biznesit, i përkas artistit.

Spaho: Në të njëjtën gjendje është Teatri “Migjeni”, a je për ta prishur?

Bruno Shllaku: E njëjta zhurmë është bërë kur trupa e teatrit “Migjeni” kanë dasht me e abandonu teatrin e Jezuitëve, një teatër që ka citu poeti jonë kombëtar Gjergj Fishta. Fatkeqësisht që u shemb.Po e njëjta zhurmë është bërë si të lëmë këtë teatër dhe të futemi tek Teatri “Migjeni”. Teatri “Migjeni” sot është një teatër i parametrave fantastikë që na nderon gjithkund.

Spaho: Është më i vjetër teatri “Migjeni”.

Bruno Shllaku: Na lejoni se na kanë vdekur baballarët 90 vjeça në art, se kam pas babën kurrë murator.Teatri “Migjeni” është projektuar si teatër që nga themelet. Teatri Kombëtar ka qenë një fjetore trupërojesh.

Spaho: E ke gabim, shko lexoje.

Bruno Shllaku: Përfitoj nga rasti t’ju lutem shumë për më shumë vëmendje ndaj artistëve, janë në gjendje të mjerueshme, një çast para fatales. Jam totalisht për një teatër të ri siç jam totalisht dhe për njerëz të rinj në çdo teatër shqiptar. / Ora News


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas