Aktualitet

Teatri: Phillips i bashkohet protestës, Liçaj kërcënohet me shkarkim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 01/10/19 |
mapo.al

Protesta e Teatrit Kombëtar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Pavarësisht se rezistenca aty vazhdon, këtë herë aktivistëve dhe artistëve iu është bashkuar një prej analistëve më të mirë të çështjes shqiptare në SHBA, David L. Phillips.


Analisti amerikan, i njohur për qëndrimet e tij të forta tek Zëri i Amerikës, ku ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve vendore dhe largimin e Edi Ramës, ka qenë këshilltar në administratën e Bill Clindon dhe Barack Obama.


“Me z. David L. Phillips, i cili nuk ka nevojë për prezantim. Ndihem shqiptar, tha, erdhi në shesh për të mbeshtetur Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit”, shkruan aktivisti dhe gazetari Gentian Gaba në FB.


Po sot pasdite u raportua një tjetër zhvillim. Aktivistët thonë se nga selia e qeverisë po bëhet presion që aktori i Teatrit Kombëtar dhe një prej aktivistëve më të zëshëm, Neritan Liçaj, të pushohet nga puna. Sipas tyre, qëllimi është ndëshkimi për shkak të protestës së përditshme të aktorit, i cili duhet theksuar se është ndër të parët që ka dalë publikisht kundër prishjes së godinës aktuale.




Etiketa: , ,

Pas