Aktualitet

Teatri, Roza Anagnosti i bashkohet rezistencës së artistëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:08 - 31/07/19 |
mapo.al

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vijon të jetë e përditshme dhe e pandërprerë ndërkohë që ditët e fundit janë përfshirë edhe shumë artistë dhe aktivistë të njohur për shkak edhe të përplasjeve që kanë ndodhur.


Mbrëmjen e sotme kësaj proteste iu bashhkua edhe aktorja e madhe, Roza Anagnosti, Justina Aliaj si dhe një sërë emrash të tjerë të cilët u përmenden nga regjisori Robert Budina i cili gjatë fjalës së tij tha s ndodhen aty për t’i thënë ‘ndal’ kësaj ngjarje korruptive.


“Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër. Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës”, tha ai.


Budina gjithashtu tregoi edhe një hartë përmes të cilës tregoi se çfarë dot të ndodhë me pronën publike në qendrën historike të kryeqytetit shqiptar.


“Gjithë kjo me blu është pronë publike dhe shikoni se si do jetë nesër. E gjithë e kuqja do jetë pronë private dhe teatri do jetë vetëm kjo. E kuptoni se ç’vjedhje është. Ky është krimi i Shqipërisë. Si për natë, si për herë të gjithë së bashku t’i themi stop kësaj ngjarje korruptive, ta shpëtojmë Teatrin tonë Kombëtar. Gjithmonë këtu, Teatri nuk do të shembet”, deklaroi Budina.


Etiketa: ,

Pas