fbpx

Aktualitet

Technovation Challenge; Tre gjimnaziste shqiptare në Silicon Valley





               Publikuar në : 12:50 - 13/08/19 |
mapo.al

Votoni vajzat shqiptare që konkurrojnë në Silicon Valley me një aplikacion që u vjen në ndihmë grave të dhunuara.


Ato janë tre vajza të reja gjimnaziste që i ka bashkuar pasioni për teknologjinë.  Dea, Arla dhe Jonada janë pjesë e grupit D3c0ders që është zgjedhur finalist në garën ndërkombëtare të teknologjisë Technovation Challenge. Vajzat janë i vetmi ekip shqiptar që pas katër vitesh pjesëmarrjeje arrijnë që të kalojnë në finale duke bërë që për herë të parë Shqipëria të jetë pjesë e finales së kësaj gare ku përfshihen vajza nga e gjithë bota.



Grupi shqiptar ka mbërritur në San Francisco më 12 gusht ku po bëhen përgatitjet e fundit për garën finale në datën 15 gusht 2019. Përveç çmimeve të finales këtë vit organizatorët e Technovation Challenge kanë vendosur të japin edhe çmimin e publikut (People’s Choice Award) që do të përcaktohet nga votimi i publikut në mbarë botën. Në garë për këtë çmim janë 12 ekipe dhe mes tyre, Shqipëria me ekipin D3c0ders.


Technovation Challenge është një garë ndërkombëtare që përfshin vajzat e pasionuara në teknologji dhe sipërmarrje të cilat duhet të ndërtojnë një aplikacion që të identifikojë një problem në komunitetin ku jetojnë dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e tij.

D3c0ders kanë ndërtuar aplikacionin “GjejZâ” duke prekur një temë të mprehtë sociale jo vetëm shqiptare por edhe globale, sic është dhuna ndaj grave dhe vajzave.

Pra nëse keni dëshirë të jepni mbështetjen për ekipin e vajzave ju mund të votoni në këtë link ku do të gjeni edhe informacion mbi ekipin shqiptar dhe ekipet e tjera në garë!

https://technovationchallenge.org/world-pitch/peoples-choice-award/


Etiketa: , ,

Pas