Aktualitet

Akuzat e Ballës për Metën, Tedi Blushi: I dënuari për shpifje mashtron














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 10/02/21 |
mapo.al

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla për vizitën e kreut të shtetit në Librazhd.





Balla shkruante në një postim në rrjetet sociale se kreu i shtetit kishte kërkuar të dekoronte një të vdekur në Librazhd. Tedi Blushi sqaron se Balla mashtron, duke shtuar se Meta ka qenë në Librazhd i ftuar nga një familje me tradita në fushën e sportit të këtij qyteti.


Blushi shton gjithashtu se kreu i shtetit do ta vizitojë edhe më shpesh Librazhdin si një qytet që, sipas tij, ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë.




Reagimi i Tedi Blushit
Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon!


Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao. Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre.


Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë. Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021.

Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas