Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tek selia e PD ranë maskat: Njëri unik në mizori, tjetri mizor unik

by mapo.al
09/01/2022
in Aktualitet, Blog
0

Ngjarja e ndodhur dje në Selinë e Partisë Demokratike sado qesharake të duket, është një ngjarje që besoj u la të gjithëve, të majtë, të djathtë dhe njerëzve pa bindje politike një shije shumë të hidhur.

E kisha menduar disa herë një përplasje të tillë por në fund dyshimet e mia shuheshin duke menduar që për 8 vjet z.Basha nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’u çliruar nga tutela e z.Berisha. E megjithatë në momentin më të (pa)përshtatshëm përplasja e tyre ndodhi.



Ajo që ndodhi dje i ngjan një kurthi të mirëmenduar nga z.Berisha, kurth ky të cilit Lulzim Basha i përfolur shpesh si politikan i papjekur politikisht, u duk qartë se nuk i shpëtoi dot. Z.Berisha ka provuar të jetë unik në mizorinë e vet, mizori e cila i ka rrënjët e thella, filluar që në krye të karrierës së tij politike, vazhduar me vitin 1997 ku bandat zaptuan rrugët e Shqipërisë, dhe shqiptarët humbën të ardhurat nëpërmjet firmave piramidale dhe sa e sa raste te tjera.

I katapultuar në politikë nëpërmjet lëvizjes studentore edhe pse dikur pjesë e familjes së madhe të regjimit komunist, u kujdes që ti jepte vendit dhe shoqërisë shqiptare goditje të njëpasnjëshme pa marrë parasysh vuajtjet dhe tmerret që përjetoi kjo shoqëri nga regjimi komunist për plot 45 vjet. Mizoria e tij u shpalos në ngjarjen e Gërdecit, ku ende edhe sot familjarët e viktimave nuk kanë marrë drejtësi dhe kulmoi me 21 Janarin, me katër shqiptarë të vrarë në bulevard të cilët protestonin kundër qeverisë së tij.

Kurthi i djeshëm i tij, nxorri në dritë edhe mizorinë deri tani të kamufluar të z.Basha që deri më sot ishte menduar të jetë gjithçka por jo i tillë. U katapultua në politikë nga Sali Berisha, përfitoi disa poste të rëndësishme përsëri nga Sali Berisha, i cili në 2013 i dhuroi dhe postin e kreut të PD pa asnjë meritë apo garë të ndershme. Thonë se pushteti i shpërfytyron politikanët, në Shqipëri ndodhka që edhe opozitarizmi i shpërfytyron ata. Ilustrimi tipik është z.Basha i cili tradhëtoi çdo kauzë që ngriti sëbashku më mbështetësit e tij, tradhëtoi votuesit dhe dorëzoi mandatin e deputetit, tradhëtoi çadrën dhe u ul me z.Rama, tradhëtoi demokratët dhe braktisi zgjedhjet bashkiake në vitin 2019, e shumë të tjera.

Kulmi i mizorisë së z.Basha arriti pikërisht dje, ku pa menduar qoftë edhe një sekondë se ata që po u mbusheshin mushkëritë me gaz lotsjellës dhe po dhunoheshin në mënyrë makabre me shkopinj druri në ballkonin e asaj godine, ishin të njëjtët shqiptarë që e kanë shoqëruar në çadër, në protestat kundër qeverisë apo e kanë votuar.

Ra menjëherë në kurth, harroi se dikur sulmonte z.Sandër Lleshaj dhe z.Edi Rama për përdorimin e gazit në protestë, dhe përdori të njëjtën strategji për të shpërndarë turmën, akt ky që tregon shumë për karakterin e atij që pretendon të qeverisë shqiptarët në të ardhmen.

Ngjarja e djeshme rrëzoi përfundimisht maskat e këtyre dy politikanëve, të cilët nuk ndalen së akuzuari njëri-tjetrin çdo ditë me të njëjtat akuza. Kulmi arrin kur secili akuzon njëri-tjetrin se po i shërben Kryeministrit të vendit, duke bërë sikur se kuptojnë se po i shërbejnë të dy atij.

Një situatë e tillë do i shërbente kujtdo që do ishte në krye të maxhorancës. Të dy e dinë mirë këtë, por nuk duan t’ia dinë për sa kohë që një pjesë e ujit shkon nëpër mullinjtë e tyre respektivë.

Unë kam një pyetje të thjeshtë, po vendit kush i shërben? Shqiptarëve kush u shërben? Një gjë është e sigurt, asnjë nga 4 figurat kryesore të politikës shqiptare sot nuk i shërben vendit.

Shqiptarët kurrë nuk i kanë merituar qeveritë që kanë pasur e as politikanët që kanë votuar. Shqiptarët nuk i kanë bërë asgjë këtij vendi e mbi të gjitha nuk i kanë asnjë borxh këtij vendi, përkundrazi politika shqiptare është në borxh të thellë me shqiptarët. Është në borxh sepse kjo politikë kurrë nuk i dha këtij kombi modele konstruktive por i dha modelet e vjedhjes, vrasjes, luftës për pushtet, nuk mbolli kurrë farën e dashurisë dhe mirëkuptimit midis shqiptarëve por mbolli farën e luftës nëpërmjet ndasisë “ne dhe ata”.

Kjo politikë bëri të vetmen gjë që di të bëjë më mirë, promovoi dhe mbështeti sistemin e antivlerave, pabarazisë, pandershmërisë dhe rrëzoi sistemin e meritokracisë, vlerave dhe drejtësisë.

Vendosini çfarë emër të doni kësaj kohe të çmendur në të cilën po jetojmë sot, sepse vetëm demokraci nuk quhet. Demokracia për fatin e saj të keq dhe fatin e mirë të politikanëve shqiptarë, u përdhunua që në foshnjëri në këtë vend.

Ne kurrë nuk kemi jetuar në demokraci, por në një autokraci moderne, me disa të drejta më shumë, dhe me të njëjtët ekzekutues të demokracisë mbi kokat tona.

Tags: Kriza ne PDLulzim BashaProtesta te PDSali Berisha

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Habisin shkencëtarët: Fëmijët nuk kanë nevojë për antibiotikë, por për mikrobe

Habisin shkencëtarët: Fëmijët nuk kanë nevojë për antibiotikë, por për mikrobe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In