Aktualitet

Teknologjia në zgjedhje/ Celibashi: Sfidë e vështirë! Pelinku: Do kemi një plan konkret







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:31 - 07/10/20 |
mapo.al

Ilirjan Celibashi mori sot detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Lealba Pelinku e propozuar nga PD, atë të zv/kryetares.


Në prononcimin e parë për gazetarët në krye të kësaj detyre Celibashi tha se do të udhëhiqet nga disa parime kryesore si integriteti paanësia, profesionalizmi dhe transparenca.


Sfida kryesore ngelet teknologjia e informacionit.



“Është sfidë e vështirë imponuar edhe nga koha”, nënvizoi Celibashi.


Po a do të mjafojë koha në dispozicionin në implementimin e teknologjisë së zgjedhjeve?


“Ka shumë pak kohë, por nuk jemi këtu për të justifikuar, por për të bërë gjithçka që kjo gjë të mundësohet. Shpresoj tia dalim me mirëkuptimin e faktorit politik dhe bashkëpunimin e faktorëve që kanë përgjegjësi në këtë proces”, tha Celibashi.

Sfidën më të madhe e ka nënkomisionerja Lealba Pelingu e cila do të merret drejtëpërdrejtë me futjen e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

“Do bëjmë një plan konkret për realizimin e kësaj sfide”, nënvizoi Pelingu.

LEXO EDHE: 

Ilirjan Celibashi rikthehet në KQZ, Zguri i dorëzon detyrën (FOTO)


Etiketa: , ,

Pas