Modelja e famshme nga Izraeli, Bar Rafaeli dhe nëna e saj janë dënuar, për evazion fiskal. Modelja 35-vjeçare u akuzua se prej vitesh ajo nuk deklaronte të ardhurat e saj dhe shmangte gjithmonë taksat.
Top modelja e njohur dënohet me nëntë muaj punë të detyruar, duke filluar nga 21 shtatori. Ky është vendimi i gjykatës së Tel Aviv. Ndërsa nëna e saj Tzipi, pasi pranoi se ka kryer evazion fiskal, është dënuar me 16 muaj burg.
Gjithashtu gjykata ka vendosur që modelja të paguajë një gjobë rreth 1.3 milion euro. Bar Refaeli, pranoi që nuk i ka deklaruar të ardhurat e saj të viteve të kaluara, duke pretenduar se kalonte pjesën më të madhe të kohës jashtë vendit, megjithëse avokatët e saj kanë thënë se nuk i ka shmangur me qëllim taksat. Bar Refaeli është e martuar me milionerin e Izraelit Adi Ezra dhe ka 2 femije.