fbpx

Galeri

Teledoc Albania: Njoftim për media





               Publikuar në : 18:12 - 06/06/19 |
mapo.al

TELEDOC ALBANIA


Njoftim për media



TeleDoc mbërrin në Shqipëri!


Përmes aktivitetit zhvilluar në “Hotel Plaza”, “TeleDoc Albania” prezantoi aplikacionin më të ri që mundëson akses 24 orë në 7 ditë të javës me mjekë të specializuar në mjekësi të përgjithshme, pediatri dhe mjekësinë e familjes.

Me një panel me mjekë të huaj dhe shqiptarë, pjesë e së cilit ishte edhe Presidenti i Teledoc Global z. Christian Brandstetter, “TeleDoc Albania” prezantoi për të ftuarit aplikacionin që sjell në telefonin tuaj mjekë të specializuar dhe me një eksperiencë pune 15 vjeçare. Nën moderimin e Dr. Laureta Malushit, mjeke pediatre, pedagoge në Universitetin e Mjekësisë dhe pjesë e ekipit të specializuar të mjekëve të TeleDoc Albania, aktiviteti prezantues u zhvillua në formë pyetje-përgjigjesh mes të ftuarve dhe panelistëve. Pjesë e këtij paneli ishte edhe z. Tildi Çadri, përfaqësues i Postës Shqiptare, si bashkëpunëtor i “TeleDoc Albania” në këtë projekt. Gjatë diskutimeve, “TeleDoc Albania” njoftoi  edhe hapjen e klinikës së parë, si dhe laboratorit brenda muajit qershor.

“Teledoc Albania” vjen në një kohë kur largimi i mjekëve nga Shqipëria është kthyer në një nga shqetësimet kryesore dhe të vazhdueshme të opinionit publik. Ofrimi i këtij shërbimi të ri për qytetarët ndërthuret me mundësinë që TeleDoc i ofron mjekëve të specializur. Qindra mjek shqiptarë pritet të ftohen të jenë pjesë e stafit të “TeleDoc Albania” për t’ju përgjigjur çdo nevoje shëndetësore.

 

 


Etiketa: , ,

Pas