Në përgjimin nr. 10 të publikuar nga BILD, Imer Lala bisedon me dy gra, njëra me emrin Rata, dyshohet bashkëshortja dhe tjetra vajza e tij. Ratën, Ymer Lala e pyet nëse është veshur mirë, pasi ka një takim me një person të rëndësishëm në një “zyrë të madhe”. Ndërsa në një bisedë tjetër telefonike të përgjuar, Imer Lala i thotë një personi të paidentifikuar se sapo ka dalë nga zyra e bablokut të madh (Mendohet Edi Rama).
Biseda telefonike
Imer Lala: Rata, po shkoj në një “zyrë të madhe” (Mendohet se është zyra e Edi Ramës) A thu jam vesh mirë aaa…?
Gruaja me emrin Rata: Po mirë mo je.
Imer Lala: Ma fut atë gjanë, se e kam harru pa karikim, ma fut në karikim.
Gruaja me emrin Rata: E kam karikuar, pa merak.
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Gruaja me e emrin Rata: Jam këtu.
Imer Lala: Në rregull. Nga ora 11:30 nisu.
Gruaja me emrin Rata: Ok, në rregull.
Biseda 2
(Më pas flet me një vajzë që e pyet se ku është. I thotë se tani është kthyer nga kafja)
Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (dyshohet Edi Rama). Do i shkoj në zyrë. Sa të dal po ta bëj një telefon, se pastaj jam për Pogradec.
Vajza: Mirë.
Biseda 3
Imer Lala: Ore zotëri po ku je mor? Ti rashë edhe telefonit.
Një person i panjohur: E kam mbyllur.
Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?
Personi i panjohur: Po një herë për një herë, s’kemi çfarë të bëjmë.
Imer Lala: Se isha te ai babloku i madh (dyshohet Edi Rama), tashi sa dola.
Personi i Panjohur: Po?
Imer Lala: Po qeshë me Qifin qëparë…
Personi i panjohur: Ëhë
Imer Lala: Ti mos e rruaj leshin për asgjë.
Personi i panjohur: Unë ëë?
Imer Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.
Personi i Panjohur: U kry
Imer Lala: Hajt se do vi atje unë sot.