Kryesore

Përgjimi 3/Qefalia-Shefit të Policisë: Foli pak Tahirit dhe Ulsiut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:13 - 19/06/19 |
mapo.al

Gazeta Bild ka nisur publikimin e përgjimeve të tjera nga manipulimet zgjedhore në Shqipëri prej qeverisjes së PS. Në përgjimin nr. 3 të BILD, bisedon anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, i premton Robert Agës, drejtor policie në Dibër se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për ta promovuar atë në detyrë të rëndësishme. Teksa Qefalia ndodhet në tavolinë me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Ulsi manjën, i kalon Robert Agës telefonin të flasë me ministrat.


Përgjimi Nr.3 Xhemal Qefalia-Robert Aga



Bert Aga: Shoku im si je?


Xhemal Qefalia: Ej, jam në një tavolinë kshu, ku ke qef me shku ti në Bulqizë?

Bert Aga: Po.

Xhemal Qefalia: Ok, hajt, ciao.

Bert Aga: Kush të that y?

Xhemal Qefalia:Jemi ktu me kryeministrin dhe ministrat.

Bert Aga: Jo, jo. Unë t’u garantoj tju jap çfarëtju dojë qefi.

Xhemal Qefalia:Kur e do, (nuk kuptohet) me atë Arben Keshin aty. Si thu?

Bert Aga: Po mirë mor.

Xhemal Qefalia: Mirë u pa puna. A do foto nga tavolina?

Bert Aga: Hajd mor burrë, ti je me ministrant.

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle, ja ta qis icik ministrin. O Saimir, foli icik ktij shokut të komisariatit Bert Agës.

***

Saimir Tahiri-Robert Agës: Alo, o Bert.

Bert Aga: Mirmroma,si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin të të falenderoj unë ty. Nuk shkon kjo.

Bert Aga: Jo të lutëm.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon kjo.

Bert Aga: Siqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit për angazhimin. Je i madh.

Bert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Edhe mos e rruj k*rin pë rata që thonë ata se s’na ha trrapi ne për ata legenat.

***

Xhemal Qefalia- Bert Agës: Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli edhe icik Ulsiut.

***

Ulsi Manja-Bert Agës: Ku je mo vlla?

Bert Aga: Ku je ti mo?

Ulsi Manja: Ja me kryeministrin.

Bert Aga: Mu më duhet me shku pak atje.

Ulsi Manja: Ku?

Bert Aga: Te Bulqiza, po u ndrrum.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më lart mor burrë.

Bert Aga: Mirë mor mirë, ju e dini, po e kam qef.

Ulsi Manja: Bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne bëjmë llaf tna vish për më lart e të na duhesh për naj gjo mo tmadhe, se mu mduket gjoan tvogla ato o miku im.

Bert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Mbaje Xhemalin në korent se atë kemi autorizu si kryetar komisioni. Xhemali është kryetar i komisionit të sigurisë.

Bert Aga: Ai thotë jam ushtar i Bertit, thotë. Berti ka qenë komandant.

Ulsi Manja: Në rregull në rregull, hajd vlla.

 

***

Robert Aga-Xhemal Qefalisë: Ej, po si ma nxjerr ministrin në telefon ti mu o k*qe.

Xhemal Qefalia: Ti je shoku im mër burr, mos mçaj k*rin ti mu. A do të t’qis Ramën ti folësh Ramës?

Bert Aga:  Po le o vlla tashi, shif mboj naj gjo tshkoj andej nga Bulqiza.

Xhemal Qefalia: Mos mçaj b*thën ti mu, a je shoku im, unë ktë du.

Bert Aga:  Unë ashtu kam qen dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao, gjithë të mirat.

 

 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas