fbpx

Kryesore

Përgjimi 4/ ‘Imer Lala i tregon Gjiknurit telefonatën me Ramën’





               Publikuar në : 21:16 - 19/06/19 |
mapo.al

Në telefonatën e katërt të përgjuar, shfaqet në skenë Imer Lala.


Ja përshkrimi i BILD për të: “Telefonatat në vazhdim tregojnë se si Imer Lala, një bos i krimit, i hetuar dhe dënuar për vrasje, i njohur si një prej kriminelëve më famëkeq në Shqipëri, është i angazhuar rëndshëm në blerjen e votave në emër të PS dhe është ‘de facto’ menaxheri i fushatës për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve. Imer Lala është i njohur si një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Ishte Imer Lala që zgjodhi kandidatin për Dibrën.



Ministri Damian Gjiknuri feston fitoren me bosin famëkeq të krimit, Imer Lala.


Imer Lala, një bos i krimit me rekorde kriminale në zonën e Dibrës, feston rezultatin zgjedhor me ministrin socialist, Damian Gjiknuri. Ai rrëfehet se ka shkëmbyer mesazhe me atë ‘Robin’, një referencë e zakonshme për kryeministrin Edi Rama”.

TELEFONATA

Imer Lala: Hë mor zotëri?

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet, obobo, tërmet, i q… nënën.

Imer Lala: Shihe çfarë kemi bo ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet.

Imer Lala: Hej, po më shkrunte ai ‘Robi’.

Damian Gjiknuri: Ëhë.

Imer Lala: I thashë a po fle gjumë. Jo më tha, jam habitë, nuk më zë gjumi. Jam habitë me Selishtën dhe Luznin. I thashë nuk e paskë njoftë Damian Gjiknurin dhe mu nga afër.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Hahahaha.

Damian Gjiknuri: Ia q… robt. Doli llafi jot për mbi 1 mijë vota.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njoftë nga afër mu.

Damian Gjiknuri: Nuk të paskëm njoftë.

Imer Lala: Hajde vëlla ia kalofsh mirë.


Etiketa: , , , , ,

Pas