Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zgjoi interes tek komedianët rusë me deklaratat e tij për përzierjen ruse në çështjet e brendshme të shtetit, e pasi filloi t’u jep informata që ata as që nuk i kërkonin, Alekseit dhe mikut të tij iu bënë të mërzitshme bisedat me kryeministrin dhe vendosën t’i publikojnë videot.
“Ne e zgjodhëm atë sepse e dëgjuam deklaratën e tij se Rusia po tenton të përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë, dhe se po tenton ta parandalojë aderimin e Maqedonisë në NATO. E më pas dëgjuam se Rusia ka organizuar protesta vitin e kaluar, kështu vendosëm ta telefonojmë. Arritëm ta kontaktojmë dhe më pas e kuptuam se ai dëshiron të vazhdojë të flasë me ne. Menduam se nuk do të marrim asgjë interesante nga ai, dhe u lodhëm duke folur me të dhe ashtu…”
Aleksej thotë se “viktimat” i zgjedhin sipas rëndësisë së tyre dhe aktualitetit, e për Zoran Zaevin kanë dëgjuar për herë të parë në lajme.
“Ne nuk jemi specialistë për çështjen e Ballkanit! Kemi udhëtuar në Ballkan dhe kemi dëgjuar shumë gjëra. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, do të jenë dhe janë miq tanë sepse ashtu duan popujt tanë. Sa i përket problemeve… Ne nuk kemi shkaktuar probleme me asnjë shtet zyrtarët e të cilëve i kemi tallur. Kemi tallur edhe kryeministrin e Kroacisë, të Kosovës dhe shumë persona tjerë”.
Në kanalin e tyre në YouTube kanë rreth 92 mijë ndjekës, kurse mund të dëgjohen biseda telefonike edhe me funksionarë tjerë të lartë, si me Emmanuel Macron, Boris Jonson, Niki Haley, Dushan Markoviç e shumë tjerë.
LEXO EDHE:
Kurthi i komedianëve rusë, Zaev: Ndarja e Kosovës, skenar i Moskës