Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar prova të reja në ngarkim të Ervis Martinit, për të cilin kërkon arrest me burg për ngjarjen në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Burimet bëjnë me dije se ka mbërritur ekspertiza e telefonit të Martinit nga Izraeli. Ervis Martini u kërkon Eljon Hatos dhe Fabian Gaxhës që të marrin armët dhe të shkojnë në lokalin e Redi Popoeskut, Monopol.
Prokuroria instiston se telefoni i Martinit është si një minierë ari dhe do të sjellë zhvillime të reja lidhur me hetimet.
Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martini në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata, por për konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.
Megjithatë këngëtarja vazhdon të jetë në ‘arrati’, pa asnjë shfaqje publike që prej ngjarjes.
http://www.mapo.al/rasti-i-cuditshem-i-elvana-gjates-publikon-nje-kenge-te-re-por/
http://www.mapo.al/vis-martinin-e-tradhton-telefoni-po-hetohet-edhe-per-pastrim-parash/