Aktualitet

Telefonoi gabimisht policinë kur po flinte, i zbulojnë kokainë në banesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 07/09/21 |
mapo.al

Një shpërndarës droge është vënë në pranga në Gjermani, pasi kishte telefonuar aksidentalisht policinë teksa ishte duke fjetur.






Operatori në polici iu përgjigj telefonatës, e cila kishte mbërritur rreth orës 01:00 të natës, por në anën tjetër dëgjoi vetëm gërhitjet e një personi.


Në pamundësi për të mësuar të vërtetën e telefonatës, policia u nis menjëherë drejt banesës nga kishte ardhur thirrja. Policia mbërriti në banesën në Waldbröl, pranë Këlnit dhe gjeti 23-vjeçarin duke fjetur, ndërsa era e kanabisit detyroi policinë të bëjë një kontroll.







Ai këmbënguli se nuk e kishte telefonuar policinë, por kur kontrolloi telefonin e tij zbuloi se kishte telefonuar disa herë emergjencën.




Policia kreu kontroll në banesë dhe zbuloi kanabis, disa tableta ekstazie, kokaine, amfetamina, peshore.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas