Do të jetë një gjë e padrejtë, nëse BE do të ketë një fund të keq për faj të Italisë, pasi traktati i asaj që ne quajtëm identiteti i BE, u firmos në Romë, thekson gazeta e njohur britanike “Telegraph”.
Gazeta, pranë Partisë Konservatore shpreson duke thënë se “të shohim si do të mbarojë loja në Romë”.
Në artikullin e saj thuhet se “një dalje e Italisë nga monedha euro shënon edhe fundin e monedhës europiane”,- shkruan atsh.
Sipas gazetarit ekonomik të saj, Roger Bootle, Italia që prej vitit 1957 ka qënë një mbështetëse e fortë e projektit europian dhe në vitet e para të BE kishte frymëzuar edhe shtete të tjera.