Sport

Telenovela “Hysaj”, Sarri futet vetë në aksion








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 30/07/19 |
ro ot

E ardhmja e Elseid Hysajt është kthyer në telenovelë. Shqiptari është “transferuar” tek Atletico Madrid-i, Tottenham, Juventus dhe Roma brenda verës, por realiteti është ndryshe, pasi deri tani shkodrani ka mbetur te Napoli. Ai do largimin, ndërsa presidenti Aurelio De Laurentiis do 20 milionë euro për të, një shifër e konsiderueshme.



Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është i bindur se duhet të afrojë në skuadër shqiptarin duke qenë se Joao Cancelo e ka zhgënjyer krejtësisht. Drejtuesit kanë marrë situatën në dorë dhe do të nisin kontaktet me Napolin për të mbyllur transferimin.


Fati i Hysajt duhet të vendoset sa më shpejt, pasi sa më shumë kohë kalon aq më e vështirë bëhet për shqiptarin. Kapiteni i Shqipërisë ka kaluar një sezon të vështirë nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t dhe do ta ketë më të vështirë nëse mbetet në Napoli. /TS/

Lexo edhe :  Lazio dhe Napoli bëjnë detyrën - Rrahmani gabon, Hysaj me 90 min të plota






Etiketa: , ,

Pas