Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorian Teliti ka reaguar pas një postimi të kryeministrit Edi Rama lidhur me trajtimin e mbetjeve.
Teliti thotë se “Rama zhduk qindra miliona euro të shqiptarëve për inceneratirë që nuk ekzistojnë, ndërsa publikon video 3D nga Singapori“.
“📽 Zhdukja e parave publike për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe nuk funksionojnë ndodh në Shqipëri ndërsa ER na shfaq video 3D nga Singapori.
💸 ER ka tre vite që paguan mbi 23 milion € për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston gjëkundi dhe orvatet t’i ikë përgjegjësisë duke u shfaqur qytetarëve një video nga Singapori.
📑 Çudi e madhe që në Singapor nuk paguhen para për vepra që nuk ekzistojnë, tenderat bëhen në mënyrë transparente dhe dëgjohet fjala e institucioneve kombëtare.
💰 ER është bërë mishërimi i ministrit-personazh të barsaletës së njohur të që nuk duket sepse nuk është ndërtuar kurrë“, thekson Teliti, shef i kabinetit të kryedemokratit Lulzim Basha.
Çfarë postoi Edi Rama më herët
Etiketa: akuzat e pd, Dorjan Teliti, Edi Rama, Incineratoret