Kryesore

“Temperatura -1°C dhe reshje bore” – Njihuni me surprizat e motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 10/03/21 |
mapo.al

Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiu do të jenë prezente që prej orëve të para të 24 orëshit me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.





Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave në veriperëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet do të mbeten të izoluara.


Në alpe reshje bore të dendura, ndërsa në verilindje e lindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.





Era parashikohet të fryjë nga juglindja e prej mesditës kthen nga veriperëndimi mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.



Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.


Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1°C deri në 5°C
zonat e ulëta 3°C deri në 16°C
zonat bregdetare 5°C deri në 17°C

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas