fbpx

Aktualitet

Temperatura afrikane në Shqipëri, ja pse në Kuçovë është më nxehtë





               Publikuar në : 17:12 - 13/08/19 |
mapo.al

Prej disa ditësh i nxehti afrikan vijon të dominojë edhe vendin tonë. Temperaturë ekstreme është shënuar së fundmi në Kuçovë, plot 42 gradë celcius. Por kjo nuk është një temperaturë e pahasur më parë në këtë qytet.


Sinoptikania Rezarta Xhikollari, është shprehur për MAPO se Kuçova është e ekspozuar ndaj të nxehtit afrikan pikërisht për shkak të pozitës gjeografike, relievit kodrinor-fushor, si edhe për shkak të puseve të naftës që posedon, të cilat fatkeqësisht nuk simbolizojnë më pasuri, por shihen si gangrenë ndotjeje.



Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka bërë me dije se përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 3 zjarre por që janë izoluar shumë shpejt dhe nuk kanë marrë përmasa të mëdha. Pyetjes nëse janë marrë deri më tani masa paraprake nga ana e bashkisë, Hajdari i është përgjigjur:


“Ndonëse nuk ka patur raste alarmante, ne vijojmë të mbetemi në monitorim të situatës, si për popullatën ashtu edhe për rreziqet nga zjarri. Të premten është bërë një mbledhje e shtabit të emergjencave, ku është kërkuar rritja e gatishmërisë nga institucionet kryesore të bashkisë, pra të zjarrfikësve, ujësjellësve, etj.”

LEXO EDHE:

https://gazetamapo.al/i-nxehti-afrikan-ja-qyteti-qe-shenoi-sot-42-grade-celsius/


Etiketa:

Pas