fbpx

Aktualitet

Temperatura deri në 0 gradë, parashikimi i motit për sot





               Publikuar në : 08:26 - 02/12/19 |
mapo.al

Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh në gjithë vendin. Më të dendura vranesirat paraqiten në zonat Veriore-Jugore.


Por pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore por vranësira dhe shira do të ketë në skajin verior dhe jugor.



Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat e mëngjesit POR rriten lehtë në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 0°C deri në 17°C.


Era do të fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.


Etiketa: ,

Pas