Kryesore

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:40 - 29/06/19 |
mapo.al

Edhe dita e enjte do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant.


Në zonat veriore do të ketë herë pas here vranësira të lehta. Sërish zonat me temperatura shumë të larta priten të jenë zonat e ulëta. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë territorin e vendit.


Për sa i përket vlerave termike, sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit. Duke e bërë ditën e enjte ditën më të nxehtë të javës.


Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë. Temeperaturat do të shkojnë deri në  39 gradë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas