Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura.
Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurët në formë shtrëngatash. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobëta dëbore.
Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -3°C deri në 7°C
zonat e ulëta 0°C deri në 12°C
zonat bregdetare 3°C deri në 12°C