Aktualitet

Temperatura deri në -4 gradë, parashikimi i motit për sot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:17 - 08/02/20 |
mapo.al

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.


Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -4ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 08ºC.


Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 4 ballë.


Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje dëbore në një pjesë të territorit.


Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga -5ºC në 04ºC.


Etiketa:

Pas