Kryesore

“Temperatura deri në -6°C” – Njihuni me parashikimin e motit sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:20 - 14/01/21 |
mapo.al

Gjatë ditës së sotme parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat prej mesditës do të jenë të dendura.



Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët. Në lartësinë mbi 400 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore në verilindje dhe juglindje me intensitet deri mesatar.


Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare.



Temperaturat parashikohen të jenë:



Zonat malore -6°C deri 6°C
Zonat e ulta -1°C deri 12°C
Bregdeti 1°C deri 13°C



Etiketa: ,

Pas