Aktualitet

Temperatura rekord deri 54.4 gradë, perëndimi i SHBA përfshihet nga zjarret














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:13 - 11/07/21 |
mapo.al

Disa zjarre kanë përfshirë pjesën perëndimore të SHBA-së, në kohën kur rajoni po përjeton një valë rekorde të nxehtësisë.






Komuniteteve u është thënë të evakuohen, derisa zjarrfikësit luftojnë me flakët. Dy zjarrfikës në Arizona kanë humbur jetën, pasi avioni i tyre është rrëzuar.


Zjarrfikësit thonë se ajri është aq i thatë, saqë shumë ujë që bie nga avionët për të shuar flakët, avullohet përpara se të arrijë në tokë.







Të shtunën, temperatura në Las Vegas ka shënuar rekord: 47.2 gradë Celsius.



Vala e nxehtësisë vjen vetëm pak javë pas një vale tjetër që ka përfshirë Amerikën e Veriut, duke shkaktuar qindra viktima të papritura.



Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA, temperaturat në disa zona të Nevadës dhe Kalifornisë janë të ngjashme me rekordet e mëparshme ose i kanë tejkaluar ato.

Lexo edhe :  VIDEO/ Çfarë tha Rama që ngriti në këmbë kadetët amerikanë?

Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, të premten, temperatura ka arritur në 54.4 gradë Celsius, që përputhet me temperaturën e regjistruar në gusht të vitit 2020.

Miliona njerëz janë vendosur nën alarmin e nxehtësisë, me rekomandimet që të pinë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në ambinete me ajër të kondicionuar, kur është e mundur.

Hapësira publike me ajër të kondicionuar janë ngritur në disa zona për të ndihmuar banorët.

Paralajmërime për temperatura të larta janë lëshuar edhe për disa pjesë të Kanadasë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas