Tuesday, June 14, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Temperatura sot 43 gradë celcius, dy qarqet më të nxehta – Ja kur ikën vala

by mapo.al
29/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Moti
0

Në dy qarqet e vendit, konkretisht në Elbasan dhe Berat temperaturat kanë arritur kulmin me 43 gradë celsius. Sinoptikania Lajda Porja tha se vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri do të vijojë edhe për disa ditë deri në fundjavë, teksa e shtuna pritet të jetë disi më e freskët.

Po ashtu Porja thekson se kjo verë është ndër më të nxehtat e 5 viteve të fundit, teksa vë në dukje se ky korrik ka pasur temperatura shumë të larta.

Ndërkohë gjatë muajit gusht nuk priten reshje shiu, përveç disa zonave të izoluara ku mund të ketë rebeshe, teksa temperaturat nuk do të jenë më të larta se 40 gradë Celsius. Pas datës 6 gusht thotë Porja, do të ketë një rënie temperaturash.

“Ditë shumë e nxehtë, ora shënon 5, jashtë është shumë nxehtë, duket si në mesditë dhe jo pasdite. Në fakt krahasuar sot ka pasur një rritje të lehtë. Temperaturat më të larta kanë arritur 43 gradë në Elbasan, Berat, Kuçova, Ura Vajgurore, janë shënuar më të larta. Diçka më freskët në Veri pasi po tërhiqet kjo valë.

Sot është ndier nxehtë dhe në zonat juglindore që i ka përfshirë. Parashikohet që valët e të nxehtit të tretë afrikan, deri më tani temperaturat më të larta do të vijojnë deri në fundjavë, edhe pse e shtuna do të sjellë një rënie me 2-3 gradë, pritet që e diela do të risjellë 1-2 gradë rritje.

Valët e të nxehtit afrikan do ti kemi edhe për disa ditë. Një ngjashmëri me 2016, 2017, nëse kujtojmë 2019, ky korrik ka patur 3 valë të nxehta afrikane. Historiku është shënuar në Gjirokastër 43.4 gradë. Është ndër verat më të nxehta të 5 viteve të fundit. Temperaturat më të larta ka pasur zona e ndërmjetme, pasi i nxehti pengohet nga vargmalet e Lindjes.

Në korrik zakonisht kemi pasur 1-2 valë. Korriku ka qenë më ditë shumë të nxehta.

Parashikohet që megjithëse ka një, deri në datat 6-7 gusht do të vijojë me temperature të larta mbi 35 gradë. Do të kemi freskim të ndjeshëm pas datës 6, por do të kemi valë të nxehta edhe në gusht. Korriku ka shënuar rekorde. Gushti do të ketë temperatura, por jo më të larta. Nuk do të ketë reshje, nuk presim reshje, por në zona të izoluara presim rrebeshe. Zonat jugore mund të ketë erë, kjo favorizon zjarrin duke mos e izoluar. Era do të jetë problematike sot gjatë natës dhe deri nesër në mesditë”, tha sinoptikania Porja per News24.

Tags: 43 grade celciusi nxehtiI nxehti AfrikanLajda Porjatemperaturat

JU SUGJEROJME

Aksident në Velipojë, e plagos pas përplasjes me makinë dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Velipojë, e plagos pas përplasjes me makinë dhe largohet nga vendngjarja

13/06/2022
Vlorë/ Përleshen tre adoleshentë, njëri prej tyre përfundon në spital
Aktualitet

Vlorë/ Përleshen tre adoleshentë, njëri prej tyre përfundon në spital

13/06/2022
Bombardimet ruse shkatërrojnë tre ura në Severodonesk
Bota

Bombardimet ruse shkatërrojnë tre ura në Severodonesk

13/06/2022
Kryemadhi: Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë në drejtësi ta luftojnë atë
Kryesore

Kryemadhi: Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë në drejtësi ta luftojnë atë

13/06/2022
Next Post
Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, konfirmohen dy rastet e para

Varianti Delta rrit numrin e rasteve të reja, 47 të infektuar sot, asnjë vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Velipojë, e plagos pas përplasjes me makinë dhe largohet nga vendngjarja
  • EMRAT / Plagoset pas konfliktit në Berat, dëshmia në polici: Iu bllokua arma
  • SHIFRA E DITËS: 6.7 inflacioni në Shqipëri, 8.6 në SHBA dhe 8.1 në BE, pse paralajmërohen protesta në Tiranë
  • Vlorë/ Përleshen tre adoleshentë, njëri prej tyre përfundon në spital
  • Aktorja e njohur sjell në jetë djalin 7 javë më herët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In