Kryesore

Temperatura të larta e vranësira të pakta/ Parashikimi i motit sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:35 - 11/08/20 |
mapo.al

Edhe përgjatë ditës së martë temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Sipas meteorologëve gjatë gjithë javës pritet mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 35 gradë celcius dhe ato minimale në 19 gradë.


Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilat spo i hyjmë në detaje), të gjitha ditët deri të premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin.


Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.


Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.


Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton itensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.



Pas