Kryesore

“Temperatura të ulëta dhe reshje bore” – Parashikimi i motit këtë fundjavë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 16/01/21 |
mapo.al

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.



Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore.


Në juglindje reshjet e borës parashikohen të kenë intensitet mesatar. Dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare.




Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit.



Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët por shumë të ftohtë.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas