Kryesore

“Temperatura të ulëta dhe reshje bore” – Parashikimi i motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 28/01/21 |
mapo.al

Vendi ynë, por edhe Rajoni i Ballkanit, ashtu si dje edhe për ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta dhe të thata.





Në këtë mënyrë moti sot do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.


Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhoj do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.




Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qëndrës. Në relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.


Lexo edhe :  "Shi dhe diell" - Njihuni me surprizat e motit sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në pjesën më të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.


Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -9°C deri në 4°C
zonat e ulëta -6°C deri në 10°C
zonat bregdetare -2°C deri në 12°C

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas