Kryesore

Temperatura të ulëta, por ditë me diell – Parashikimi i motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:50 - 11/04/21 |
mapo.al

Për të gjithë të apasionuarit e udhëtimeve lajme të mira vijnë nga moti sa i përket kësaj të diele





Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moti sot do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësirat e pakëta kalimtare.


Vranësirat do të jenë kryesisht në orët e mesditës dhe më të theksuara në relievet malore.





Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat por në ato të mëngjesit mbeten ende të ulëta.



Era këtë të dielë do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 8-10m/s.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas