fbpx

Kryesore

Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë, moti për sot





               Publikuar në : 08:08 - 13/06/19 |
mapo.al

Vijon ndikimi i masave ajrore nga jugu i detit Mesdhe dhe veriu i Afrikës duke bërë që vendi jonë të mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta deri në fundjavë.


Edhe gjatë ditës së enjte vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta. Dita do të nisë me mot të kthjellët e gradualisht gjatë mesditës, vranësirat do të marrin zhvillim, përgjatë zonave malore.



Në këto zona, në orët me temperatura më të larta, parashikohen reshje shiu. Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga kuadrati i jugut.


Temperaturat e ajrit, duke filluar që ditën e enjte rriten gradualisht duke bërë që në fundjavë të ngjiten mbi 38°C.


Etiketa: ,

Pas