Aktualitet

Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në vend







               Publikuar në : 12:57 - 14/08/19 |
mapo.al

Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës.Viktima është Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës. Trupi i tij është gjetur rreth dy kilometra larg Stjarit. I moshuari kishte prej të hënës i humbur pasi kishte dalë për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar.


Momenti i fundit që ai është parë janë disa pamje nga kamerat e një biznesi mesditën e të hënës.

Familja filloi kërkimet pas ai nuk u kthye më në banesë, por më pas është gjetur i pajetë rreth orës 11:20 në Bajkaj. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por dyshohet se shkak mund të jenë bërë edhe temperaturat e larta që kanë sjellë komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit. Nga vëzhgimet e para nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas