Dita e sotme, e martë 29 qershor 2021, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshem.
Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat parashikohet të jenë të pakta kalimtare.
Sa i përket fushës termike duke filluar nga sot deri të mërkurën pritet të kemi një rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat maksimale.
Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë ulje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në det të forcës 1-2 ballë.