Po ju njohim me parashikimin e motit për ditën e sotme, e mërkurë 7 korrik 2021.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë. 37 gradë celcius do të jetë temperatura më e lartë që pritet të regjistrohet sot në qytetet Gjirokastër, Elbasan, Berat, Shkodër dhe Fier.
Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak