Aktualitet

Temperaturat vijojnë rënien, moti sot me kthjellime dhe vranësira














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:00 - 16/07/21 |
mapo.al

Për ditën e sotme, e premte 16 korrik, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.






Temperaturat vijojnë rënien edhe me dy gradë të tjera krahasuar me ditën e djeshme. Përgjatë relieveve malore reshje të izoluara shiu në orët e mesditës.


Temperatura maksimale do të jetë 33 gradë celcius dhe do të regjistrohet në qytetet Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Fier. Ndërsa temperatura minimale do të jetë 16 gradë celcius në qytetin e Korçës.









Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.



Në fushën termike pritet një rënie e temperaturave më e ndjeshme në vlerat maksimale.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas