Aktualitet

Tender për 136 arkivolë nga COVID-19? Veliaj: Lajmi i rremë, është procedurë normale që bëhet çdo vit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:21 - 22/04/20 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas lajmit lidhur me kërkesën e bërë nga Agjencia e Shërbimeve për blerjen e 136 arkivolëve. Veliaj sqaron se Bashkia në detyrat e saj mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funerale për tre kategori të caktuara, sikurse janë ata që janë të vetmuar, foshnjat që lindin të pa jete, si dhe viktimat nga ndonjë fatkeqësi.


Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës siç bën çdo vit për këto 3 kategori, ka bërë edhe këtë vit, por këtë vit është përfshirë dhe kategoria e atyre familjeve që fatkeqësisht kanë humbur një familjar për shkak të pandemisë.


Për të mos iu rënduar edhe këtë barrë e kemi marrë përsipër. Sigurisht, ka spekulantë të cilëve iu kam lënë zotin. Unë e di kush janë, i njoh me emër me mbiemër. Më vijnë kërkesat e tyre për gjoba, por ju e dini fare mirë që Erion veliaj nuk paguan gjoba”, tha Veliaj për gazetarin Denis Minga në Repolitix.


Kryebashkiaku shprehu angazhimin se Bashkia e Tiranës do t’u ofrojë respekt kujtdo që ka nevojë për këtë lloj shërbimi për ditë fatkeqësie, siç ofron shërbim dinjitoz edhe për ditë lumturie, nga lindja, te martesat dhe celebrimet.


Reagimi i plotë
Kush abuzon me lajme të tilla, ka vetëm 2 mundësi: o është pa shpirt, o është pa tru. Ose mund të jetë edhe një mundesi e tretë, që është edhe pa shpirt,edhe pa tru. Se kjo është një temë shumë e dhimbshme, sidomos për familjet që kanë kaluar situata të tilla. Kush ka pasur nevojë për shërbimet funerale të Bashkisë së Tiranës, në 5 vitet e fundit, ka parë një dinjitet, një pastërti, një mbrojtje të territorit, një sigurim i sipërfaqeve, e jo krizat që kishim në mandatin e paraardhësit tim, ku mbaronte toka për shërbimet funerale dhe bëhej emergjencë kombëtare që s’kishte vende. S’keni parë kurrë një kryetar bashkie që të merret personalisht me shpronësimin dhe largimin nga territoret e Tufinës dhe të Sharrës të çdo zaptuesi.

Shikojeni sesi është Tufina sot, e pastruar dhe e investuar; shikoni si është Sharra sot. Pse? Sepse unë besoj që një qytet i mirë i trajton të gjithë qytetarët me respekt, nga ai që lind dhe që i jep shporten e bebes dhe paketën bazë për t’i thënë mirë se erdhe në këtë qytet, tek ai që është nxënës dhe e paguajmë kur del me 10-ta, për t’i thënë që jemi shumë krenarë për 10-tat e tua, por sigurisht edhe për ata që largohen nga qyteti ynë. Ceremonitë funerale që mbulon Bashkia e Tiranës me vendime të Këshillit Bashkiak janë në 3 kategori dhe më vjen keq sepse është mbrëmje dhe po të mo ishte për ata gazetarë dhe për ata pronarë pa tru, pa zemër, ose pa të dyja, që mundohen të vënë në presion kryetarin e bashkisë dhe vetëm kontrollojnë tenderat e bashkisë dhe nuk shohin asgjë tjetër, ne nuk do e bënim këtë bisedë. Por meqë më detyroni ta bëjmë këtë bisedë, janë 3 kategori:

Bashkia mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funeral për ata që nuk i merr familja në morg. Pra kryesisht ata që janë ose të vetmuar, ose të braktisur, ose endacakë, pra për njerëz që janë fillikat dhe këtë shërbim e kryen qyteti.

Kategoria e dytë, bëhet fjalë për disa raste shume speciale të bebeve që lindin të pajeta dhe në traumën e madhe ku një familje është përgatitur për gëzim dhe ndërkohë ndodh një gjëmë e tillë, që statistikisht, në 3 mijë e ca bebe që lindin në Tiranë, 40-50 në varësi të vitit lindin pa jetë, pra lindin prej një vështirësie ose të zemrës, ose të frymëmarrjes, dhe janë të ajo përqindje e vogël që familja që ishte përgatitur për gëzim dhe i vjen kjo traumë, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, prapë bashkia ka vendosur që këto shërbime mbulohen nga bashkia.

Kategoria e 3-të: Nëse është një gjendje lufte, nëse është një gjendje tërmeti, nëse është një gjendje pandemie, nëse është një gjendje katastrofe të jashtëzakonshme, në këtë rast Bashkia e Tiranës në fakt është e vetmja bashki në republikë, që këto familje që janë goditur nga kjo gjëmë në kshte të jashtëakonshme, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, këto i mbulon Bashkia e Tiranës.

Kështu që Bashkia e Tiranës, siç bën çdo vit për këto 3 kategori, ka bërë edhe këtë vit, por këtë vit është përfshirë dhe kategoria e atyre familjeve që fatkeqësisht kanë humbur një familjar për shkak të pandemisë. Për të mos iu rënduar edhe këtë barrë e kemi marrë përsipër. Sigurisht, tani ka spekulantë të cilëve iu kam lënë zotin. Unë e di kush janë, i njoh me emër me mbiemër. Më vijnë kërkesat e tyre për gjoba, por ju e dini fare mirë që Erion Veliaj nuk paguan gjoba. Kjo do të thotë që siç më goditën mbrëmë për tregun rom, nuk i lamë pa treg. Romët te Pallati me Shigjeta i zhvendosëm në një hapësirë të bollshme që të mbajnë distancë dhe jo në një rrugicë që secili të jetë te Covid-i i njëri tjetrit.

Që edhe ata të jetojnë, por ama të mos rriskohet edhe qyteti, që edhe ajo vagërr në fytyrën e Tiranës, në kryqëzimin më të rëndësishëm të Selitës, ku kalon Unaza e Madhe, ku është imazhi i vendit. Romët kanë të drejtë të shesin, por në një vend për treg. Pra unë jam mësuar për goditje të tilla përditë. Jam personalisht i fyer me këta spekulantë. Unë e kuptoj kur këta godasin për tender, por kjo është një gjë shumë e ndyrë për ta bërë. Duke qenë se jemi në gjendje emergjence dhe duke qenë se prokurorimet publike duhet të autorizohen nga Agjencia e Prokurorimit Publik, vetëm nën këtë suazë, pra të prokurorimeve që ndodhin në gjendjen e emergjencës së Covid, ne nuk mund t’i themi, larg qoftë, ai familjar që do e ketë këtë fat të zi, që do të humbë jetën nesër. T’i themi: Më fal sepse ne i fillojmë prokurorimet në qershor kur të mbarojë pandemia.

Kjo është arsyeja pse Agjencia e Prokurorimeve Publike, autorizoi edhe këto blerje, sepse edhe në kohë lufte duhet të paguhet energjia, pompat për të sjellë ujin duhen ndezur, edhe në kohë lufte duhen varrosur njerëzit. Ndaj ndihem i fyer që kam bashkëqytetarë në këtë qytet autorë të tillë mediash që për klikime, për like dhe për atë histerinë dhe llumin që del nga portalet, është gati të botojë cdolloj cudie. Ne do iu ofrojmë respekt kujtdo që ka nevojë për këtë lloj shërbimi për ditë fatkeqësie, sic ofrojmë shërbim dinjitoz edhe për ditë lumturie, nga lindja, te dhjetat, te martesat dhe celebrimet.

LEXO EDHE: 

Denoncimi i gazetarit: Çmenduri, tenderi i Bashkisë së Tiranës parashikon sa njerëz do vdesin, mes tyre edhe foshnja


Etiketa: , , , ,

Pas