Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë, pas denoncimeve të deputetit Petro Koçi, i cili ka deklaruar se krimi është shtrirë mbi financat publike edhe në Fier.
Pas këtyre deklaratave, SPAK ka nisur edhe verifikimet, ku Koçi u thirr për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë sot (29 korrik) i pyetur nga gazetarët nëse akuzat e Petro Koçit janë ndaj tij, Subashi u shpreh se këto janë diversione, pasi në asnjë moment deputeti nuk bën insinuata me bashkine.
Armando Subashi bie dakord me Petro Koçin se ku ka abuzim duhet të hetohet dhe secili të mbajë përgjegjësitë.
Prononcimi për mediat
Pyetje: Petro Koci ka lëshuar shumë akuza ndaj jush, ndaj bashkisë?
Armando Subashi: Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu po abuzon, me dashje apo pa dashje. Të lutëm, këto diversione nuk i bën me PS. Në asnjë moment, në deklaratat e deputetit Koçi nuk bëhet asnjë insinuate për Bashkinë. Problemet qe ka ngritur kane qene problem në parim. Nuk jemi kundër tyre, edhe ne i mbështesim. Ku ka abuzime të hetohet dhe secili të mbajë përgjegjësitë e veta.
Për mua ka qenë një spekulim i pastër i shumë mediave, me dashje apo pa dashje kanë shtrembëruar një shqetësim ndoshta real, ose z.Koçi e mendon që është real dhe ta kanalizojnë drejt Bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryebashkiakut ky është lajm. Kjo është një abuzim. Edhe ju që bëtë pyetjen bëtë abuzim, me dashje apo pa dashje.
Subashi po ashtu hodhi poshtë pretendimet se SPAK ka shkuar në zyrat e bashkisë,
“SPAK nuk ka qenë në Bashkinë e Fierit. Ky është një lajm i rremë. Çdo institucion është i hapur për çdo hetim për çdo gjë që organet ligjzbatuese mund ta hetojnë. Fakti që një institucion shkon për të bërë hetim nuk është fundi i botës. Përkundrazi është shumë mirë”, u shpreh ai.
Lëvizjet e SPAK
Kujtojmë që SPAK ka nisur verifikimet vetëm pak ditë pas deklaratave të forta të kreut të PS-së në Fier, Petro Koçi se tenderat në Bashkinë e këtij qyteti janë në duart e trafikantëve.
Koçi pak ditë më parë i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë lidhur me tenderat në Fier, ku sipas tij trafikantët po marrin prokurimet publike ose me kërcënime ose duke korruptuar zyrtarët vendor.
Ne deklaratën e tij në Facebook, Koçi fliste për “protagonistë të trafikut te droges dhe te dhunes” që sipas ti fitojnë tendera publikë.
Marrjen e tenderave, ata e realizonin sipas kreut të PS-së, “ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit”.
Postimi i Petro Koçit
Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji.
Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike. Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.
Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.
Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.