Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me paketën e re për prokurimet publike prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë pranoi se 70% e institucioneve realizojnë tendera në shkelje me ligjin, ndërsa paralajmëroi se do të jetë vetë Kryeministria që do të bëjë kallëzimet në SPAK, nëse zyrtarët nuk zbatojnë rekomandimet e reja.
Ndërsa në një reagim në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha thekson se Rama e ka zhytur vendin në korrupsion dhe këtë gjë ai e pranoi sot.
“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”- shkruan Basha, ndërsa poston një artikull të Transparency International sipas të cilit në Shqipëri shteti është i kapur nga korrupsioni dhe ligjet me porosi.
LEXO EDHE:
Rama: 70% e institucioneve të përfshira në abuzime me tenderat