Kryesore

Tenderat sekretë/ Zjarr ka pasur!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 11/05/20 |
mapo.al

Zhvillime të reja nga tenderat sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë. Kur kryetari i Opozitës e akuzoi dy ditë më parë se ka djegur dokumentat në katin e katërt të godinës, Manastirliu e mohoi dhe tha se ka tym vetëm në kokën e kreut të PD. Por një email vërteton se më 15 prill në katin e zyrës së prokurimeve kishte rënë zjarr. Manastirliu detyrohet ta pranojë, por thotë se ka qenë një incident që ska lidhje me çështjen. Numri 2 i PD, Bardhi, e akuzon ministren për krim të dyfishtë, dhe po ashtu denoncon SPAK që i dha kohë asaj të manipulojë shkresat e të zhdukë provat. Zëri i Amerikës bën të ditur se të premten, Manastirliu ka dorëzuar dokumentat në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion


Partia Demokratike, me anë ish-deputetit Bardh Spahia, ka publikuar një email të datës 15 prill ku njoftohej për një zjarr të rënë në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, ku janë djegur dhe dokumenta. Bëhet fjalë, sipas PD, për djegien e dokumenteve të tenderave sekretë që mbaheshin në zyrën e prokurimeve, ku dhe pikërisht është vërejtur zjarr nga rojet e sigurisë së ndërtesës.


“Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu”, tha Spahia.


Ministria e pranon
Është i njëjti email që iu referua një ditë më parë dhe Kryetari iPD-së Lulzim Basha, kur gjatë një dalje me gazetarët u shpreh se në Ministrinë e Shëndetësisë, janë djegur dokumentet e tenderave sekretë. “Nuk ia kanë dalë dot me manipulime dhe i kanë vënë zjarrin dokumenteve, tani që ka shkuar SPAK për ti kërkuar”, u shpreh Basha.


Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ishte reagimi i zonjës Ogerta Manastirliu e cila me anë të një reagimi në rrjetet sociale u shpreh se zjarr nuk ka pasur dhe ai ekziston vetëm në kokën e liderit të opozitës.Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi”, do shprehej ajo në rrjetin social Twitter.

Por duket se e vërteta është ndryshe, sepse në emailin që i ka rënë në dorë PD-së, del qartë se ky zjarr ka ekzistuar në godinën e ministrisë. Nuk flitet për përmasat tij, dhe as për dëmin që është bërë por konstatimi është i saktë. Madje janë gjetur dhe letra të “shuara me ujë” siç thuhet në të. Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”, thuhej në emailin e brendshëm të Ministrisë.

Nuk dihet se si i ka rënë në dorë ky dokument PD-së, por është i pamohueshëm fakti që diçka ka ndodhur, me gjithë investimin personal të Ministres për ta fshehur këtë histori. Pas daljes së Spahisë, dhe publikimit të emailit, faktin e ekzistencës së këtij zjarri, do e pohonte në fund dhe vetë Ministria e Shëndetësisë, me anë të një deklarate e cila flet “për një incident” të ndodhur më datë 15 prill, nga një punonjëse ndaj të cilës është marrë dhe masë administrative. Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni”, thuhet nëdeklaratën e bërë dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Mosbesimi i opinionit
Por, ska qenë i këtij mendimi sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i cili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, shkon dhe më tej kur thotë se bashkëpunëtor gjithë këtë që ka ndodhur është dhe SPAK. “Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javën tjetër, bëhu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!”, thotë Bardhi. Tenderat sekretë, kanë hapur jo pak debat në politikën shqiptare.

Vetë SPAK, i ka dërguar një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësi në lidhje me këtë çështje, por prej dhjetë ditësh, dhe sipas informacioneve në media ska marrë përgjigje.Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar? Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky institucion? Numrin e tenderave të zhvilluar me procedurë sekrete? Sa është vlera e tenderave me procedurë sekrete? Çfarë është blerë me këto tendera?”

Hetuesit thanë për ReportTv se në rast se në fillim jave nuk do të kenë një përgjigje nga Institucioni i Shëndetësisë ku kanë dërguar dy shkresa radhazi me këto pyetje, atëherë ata do zbarkojnë në këtë institucion për të bastisur zyrat dhe marrë dokumentet e kërkuara. Në opinionin publik, këto lloj tenderash, kanë ngjallur dhe një lloj skepticizmi dhe dyshimi, dhe tashme cdokush e beson se aty ka abuzim.

Në një intervistë për gazetën MAPO, drejtoresha Ekzekutive Aranita Brahaj do shprehej se aplikimi me procedura të mbyllura solli dhe mungesën e besimit tek opinioni publik. Madje për këtë qëllim, qeveria në ditët e fundit të shkurtit do të miratonte dhe një VKM ku shmangte Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe tenderat në situatë emergjente ia linte në dorë institucioneve të linjës.

Blerjet mjekësore për COVID-19, nuk kanë pse aplikohen si blerje “Për interesa thelbësorë të shtetit” në kontekstin e klasifikimit të informacionit. Legjislacioni ynë për Prokurimet Publike i njeh shumë mirë situatat e emergjencave dhe i ka të rregulluara me ligj (pra jo me VKM që janë vendimmarrje thellësisht politike) procedurat e shpejta dhe të menjëhershme në këto kushte. Qeveria, në këtë mënyrë, ka anashkaluar Ligjin dhe institucionin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Ne kemi një listë me 15 tituj kontratash blerje për situatën COVID-19, që nuk dimë as sasinë e mallit, përshkrimin dhe karakteristikat, mënyrën dhe afatet e furnizimit apo vlerën e blerjes. De-juro dhe de-facto këto kontrata qëndrojnë sekret”, thotë Brahaj.


Etiketa: , , ,

Pas