Kryesore

Tenderët sekret/ Manastirliu hesht prej 10 ditësh, SPAK: Nëse nuk ktheni përgjigje, do bastisim zyrat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 10/05/20 |
mapo.al

Prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit (SPAK) prej 10 ditësh nuk merr përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për tenderat sekret për të cilat SPAK ka nisur kryesisht hetimet.


Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të premten ndaj ministres Ogerta Manastirliu është nisur një kërkesë e dytë për informacion pasi në kërkesën e parë prej 10 ditësh ajo nuk i është përgjigjur.


Hetuesit e SPAK kërkojnë të dinë: Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar? Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky institucion? Numrin e tenderave të zhvilluar me procedurë sekrete? Sa është vlera e tenderave me procedurë sekrete? Çfarë është blerë me këto tendera?


Burime nga hetuesit theksojnë se në rast se në fillim jave nuk do të kenë një përgjigje nga Institucioni Shëndetësisë ku kanë dërguar dy shkresa radhazi me këto pyetje atëherë ata do zbarkojnë në këtë institucion për të bastisur zyrat dhe marrë dokumentet e kërkuara.


Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, opozita denoncoi se ministrja Manastirliu i kishte djegur këto dokumente, ndërsa nuk mungoi reagimi i numrit një të shëndetësisë e cila tha se ky pretendim për zjarr imagjinar është i pavërtetë dhe tymi del vetëm nga koka e Bashës.

Në kundërpërgjigje të Manastirliut doli sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili tha se do publikonte sot prova që ka pasur zjarr, ku siç edhe u mësua në të vërtetë, në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë ishin djegur disa dokumente.

Prej më shumë se sa 2 javësh, SPAK ka nisur hetimet për tenderët sekret dhe më herët ka pyetur 6 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave për një procedurë të ngjashme të ndjekur nga ministria e Mbrojtjes për tenderat me ushqimet shpërndarë familjeve në nevojë përgjatë pandemisë./ Report Tv


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas