Aktualitet

Tenderi i dyshimtë 1.5 milionë euro, 48 orë heshtje nga Xhaçka dhe Rama





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:18 - 01/04/20 |
mapo.al

U bënë dy ditë, që publiku ka mësuar një denoncim të fortë nga opozita, lidhur me një tender të kryer së fundmi për furnizim me ushqime, në kohën e krizës, në vlerën 1.5 milionë euro.


Faktet, janë këto. Kompania fituese me qendër në Tetovë, vetëm 6 ditë para shpalljes, ka ndryshuar objektin e veprimtarisë. Eshtë sipërmarrje kompjuterash, por ka shtuar ushqimet.


Kjo mjafton për të kuptuar se këtu ka hile. Po nëse nisemi nga procedura e ndjekur, tender me negociim, pa shpallje, del se ajo ka qënë oferta e vetme. Madje, firmës, që njihet për tekonolgji, sapo ka shtuar ushqimet si aktivitet, i ka shkuar nga Ministria e Mbrojtjes, ftesa.


Kështu përkthehet, tender i mbyllur me negociim.


Kjo bën që e gjitha, përtej se e dyshimtë, të vijë shumë erë.

Për më shumë, kur merret vesh, se në tregun tonë operokan mbi 30 mijë firma vendase në fushën e ushqimit.

U bënë dy ditë që kemi këtë denoncim, që është edhe kallëzim në Prokurori. U bënë dy ditë po ashtu që kemi një heshtje të plotë e të vendosur nga Xhaçka dhe qeveria.

Ministrja hazerxhevap, që i merr gjak në vetull opozitës, që del si gardiane e interesit kombëtar, e gatshme për sulme politike në çdo kohë,  pse nuk i shpjegon publikut, se çfarë është ky tender. Pse janë këto dyshime? Çfarë e justifikon atë procedurë?

Heshtja nuk i shërben aspak as emergjencës, as shpërndarjes së ushqimit. Madje e thellon aferën, nëse është e tillë. Mos vallë, 1.5 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë janë një gjë personale e Xhaçkës apo qeverisë, që nuk ndihen llogaridhënës e nuk japin asnjë sqarim? Mos është gjendja e emergjencës, licencë për abuzim?

Të njëjtën heshtje të palëkundur për këtë rast ka mbajtur edhe kryeministri, edhe pse është pjesën më të madhe të kohës ose live në ekran, ose on-line në rrjetet sociale.

Kjo sigurisht nuk është më e renda paudhësi e kësaj qeveria. Por vjen bash në kohën, kur pas ndihmave për tërmetin, mbarë bota kërkoi transparencë dhe mirëpërdorim të fondeve. Madje, SHBA do të ngrejë edhe një akademi pikërisht për të monitoruar se si do përdoren paratë. E bash në këtë atmosferë të madhe dyshimesh ndaj ekzekutivit për abuzim, ja beh ky tender, dukshëm i sajuar i qepur për dikë.

Më e pakta, Xhaçka duhet të prononcohet, sado të vështirë ta ketë pozicionin në këtë histori.

 

Mapo.al


Etiketa: , , ,

Pas