Saturday, July 2, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tenderi i uniformave – A do shkojnë më lart hetimet e SPAK?

by mapo.al
12/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ish-ministri Sandër Lleshaj, ka shkarkuar nga vetja përgjegjësinë kur gjatë një daljeje televizive u shpreh se s’ka pasur dijeni për tenderin e uniformave. Por kjo deklaratë hidhet poshtë nga PD e cila paraqiti dje një padi të bërë nga Ministria e Brendshme për shpifje, pas denoncimit që kjo forcë politike kishte bërë që në gusht të vitit 2019 për këtë çështje. Dokumenti mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë. Vetë kryeministri 6 ditë para zgjedhjeve i pyetur për këtë çështje do braktiste një studio televizive. Kapela e kryekarabinierit italian, e prodhuar me dorë nga stilisti Armani kushton 135 euro, ndërsa kapela e një polici shqiptar, qoftë ky dhe roje objektesh kushton 350 euro

Tenderi 25 milionë euro, për të cilin u arrestuan nga SPAK 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, ka sjellë jo pak pështjellim në politikën shqiptare dhe institucionet, por ka ngjallur një seri reagimesh mediatike dhe në rrjetet sociale. E ndërsa ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një dalje publike hoqi çdo gjë nga vetja, zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme ende nuk kanë reaguar. As kryeministri Rama nuk është bërë i gjallë qoftë me një postim Twitter-i. Në 19 prillin e këtij viti, vetëm 6 ditë përpara zgjedhjeve, i pyetur në lidhje me këtë çështje ai do të braktiste emisionin e gazetarit Ilir Babaramo me argumentin se nuk ishte shitës kapelesh, qofshin këto dhe të policisë.

Arrestimet
Por a mund të besohet se 9 zyrtarë të prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, kanë vepruar me kokë të tyre, me një shifër marramendëse të tillë? A është e vërtetë se zyrtarët e lartë të kohës nuk ishin në dijeni të një fakti të tillë abuziv?

Ja çfarë tha dje ish-ministri Sandër Lleshaj: “Si ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritetet e veta të administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol” – tha Lleshaj.

Por këtë deklaratë të ministrit e hedh poshtë Partia Demokratike e cila dje me anë të deputetit të saj Enkelejd Aliabeaj, nxori një dokument të nëntorit 2019 (kohë kur tenderi ishte në proces) me anë të të cilit njoftohej një padi e bërë nga Ministria e Brendshme, për shkak të një denoncimi të bërë në atë kohë për këtë çështje.

“Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për uniformat e policisë. Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi. Madje, ministri i Ramës, që ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgënjeshtrim të deklaratës dhe shpërblim me shumën 1 milion lekë nga Partia Demokratike. Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptarëve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon”, -thotë Alibeaj.

Deputeti i PD shkon dhe më tej. “Nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv i këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës”.

Kapelet
Me të njëjtën gjuhë të të paditurit, Lleshaj iu përgjigj dhe ish-deputetit Myslim Murrizi në shtatorin e vitit të kaluar, ku shprehej se akuzat duhet t’i çonte në SPAK. Tashmë është e pashmangshme që Lleshaj apo Ndreca do thirren nga SPAK së paku si persona në dijeni të çështjes. Nga një këqyrje e fakteve rezulton që ky të jetë tenderi më i shtrenjtë i uniformave ndër vite. Madje gazetari Lutfi Dervishi, jo pa ironi në një reagim të tijin shprehet se kapelja e policit të thjeshtë shqiptar kushton tre herë më shtrenjtë se kapelja e komandantit të përgjithshëm të karabinierisë italiane, e cila është një punim me dorë ekskluzivisht nga stilisti me famë botërore Giorgio Armani.

Sipas Dervishit kjo kapele kushton vetëm 135 euro. “Kapela e komandantit të përgjithshëm të karabinierisë italiane. Prodhohet vetëm 1 copë, nga Giorgio Armani, 80% punë me dorë dhe kushton 135 euro! 22 mijë kapele për policinë – 350 € një kapele?! 1 kapele e policit shqiptar sa 3 kapele të gjeneralit karabinierëve të Italisë (prodhuar nga Giorgio Armani)”, thotë Dervishi, i cili e shoqëron statusin e tij me një krahasim të dy kapeleve, atij të kryekomandantit italian dhe kapelen e policit shqiptar.

Goditjet
Gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se si do të vijojnë hetimet. Por fakti është se tenderi është zhvilluar më datë 11 maj të vitit 2020, pra kur shqiptarët ishin ende në karantinë. Burime nga institucionet thanë për MAPO se arrestimet kishin kohë që përfliteshin nëpër korridore, para zgjedhjeve, por nuk dihej se ku do godisnin dhe cilin. Të njëjtat burime thanë se këto arrestime kanë krijuar jo pak pështjellim, sidomos te zyrtarët që merren me tenderimet.

Nga ana tjetër nuk përjashtohet fakti që për të lehtësuar pozitat e tyre, zyrtarët e Ministrisë të nxjerrin dhe emra të tjerë të implikuarish në këtë megaskandal, i cili megjithëse ishte paralajmëruar nga opozita, shoqëria civile, apo media sërish u lejua të ndodhë. Tenderi prej 25 milionë euro iu dha një kompanie që si aktivitet të saj ka gërmimin e dherave, dhe u përdor i gjithë fondi limit për këtë qëllim. Ky fond ishte 3.5 herë më i shtrenjtë se ai që u mendua në vitin 2018 me fond 7.5 milionë euro, por që u anulua.

Tags: Sandër LleshajtenderiTenderi i uniformave

JU SUGJEROJME

Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!
Kryesore

Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!

02/07/2022
Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem
Kronika

Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem

02/07/2022
”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
Aktualitet

”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim

02/07/2022
Hapet tuneli i Skërficës, Kumbaro: Shtëpitë e Tepelenës e Gjirokastrës, me pamje nga deti
Politika

Hapet tuneli i Skërficës, Kumbaro: Shtëpitë e Tepelenës e Gjirokastrës, me pamje nga deti

02/07/2022
Next Post
Kapet me kokainë, arrestohet efektivi i RENEA dhe dy të tjerë në Tiranë (EMRI)

Dhunuan të riun dhe qëlluan me armë, në pranga 52-vjeçari, dy në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!
  • Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem
  • ”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
  • “Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj
  • Hapet tuneli i Skërficës, Kumbaro: Shtëpitë e Tepelenës e Gjirokastrës, me pamje nga deti



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In