Arkiva 2

Tenderi i Uniformave, Mapo nesër: SPAK zgjeron hetimet me dy zyrtarë të tjerë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 07/09/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm zgjerimin e hetimeve nga ana e SPAK në lidhje me tenderin e uniformave të policisë.






Pavarësisht se s’kanë pranuar të firmosin, dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme Aurora Mulla dhe Ylber Pjetërnikaj, janë marrë në pyetje nga SPAK si persona në dijeni të çështjes.


Tenderi është zhvilluar në maj 2020, dhe deri më tani nga ana e prokurorisë janë marrë në pyetje vetëm drejtues të nivelit të dytë apo specialist të ministrisë.







Për 25 milionë eurot që do prokuroheshin ka qenë në dijeni dhe i interesuar edhe grupi mafioz Ndragheta që në vitin 2017, siç doli në përgjimet e publikuara në janar të këtij viti, por me sa shihet nuk kanë qenë në dijeni drejtuesit e institucionit, pasi asnjë prej tyre nuk është thirrur nga organi i hetimit.

Lexo edhe :  Intervista - Mapo nesër: Berlini nuk e njeh “Open Balkan”


Nesër në Mapo do të gjeni suplementin ‘IDE‘. Gjithashtu mund të lexoni komente dhe analiza mbi çështjet më aktuale.



Më poshtë faqja e parë e Gazetës Mapo për nesër.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas